BallinaLajmeQeveria zvicerane do pranonte ndërhyrjen e Roger Federer dhe Gianni Infantinos për...

Qeveria zvicerane do pranonte ndërhyrjen e Roger Federer dhe Gianni Infantinos për uljen e tarifave amerikane

Të ngjajshme

Hajdari: Po propozohet ulja e përkohshme e TVSh-së, pa asnjë plan

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari ka kritikuar masat...

​Aro Muric: Ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka reaguar...

Hamza i reagon Muratit: Ju keni dorë në shkelje kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza i...

Qeveria e Zvicrës nuk do të kundërshtonte nëse legjenda e tenisit Roger Federer ose shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, do të ndërhynin për të ndihmuar në reduktimin e tarifave prej 39% që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur ndaj produkteve zvicerane, shkruan Reuters, transmeton albinfo.ch.

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter tha se nuk ka një strategji të caktuar për këtë çështje, por nuk e përjashton mundësinë që personalitete të njohura që kanë akses tek presidenti amerikan Donald Trump të bisedojnë me të në mënyrë jozyrtare.

Disa politikanë zviceranë kanë propozuar që Infantino të veprojë si ndërmjetës në negociata me Shtëpinë e Bardhë. Trump, i cili mori pjesë në finalen e Botërorit të Klubeve në korrik në New Jersey, njihet për admirim ndaj figurave të njohura botërore, përfshirë Federer.

Presidentja Keller-Sutter shprehu shpresën se çështja e tarifave do të zgjidhet deri në tetor, por paralajmëroi se Zvicra nuk do të pranojë të paguajë çdo çmim për këtë, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz