BallinaLajmeKurti pretendon se Kosova sot gëzon përfaqësimin diplomatik më të gjerë në...

Kurti pretendon se Kosova sot gëzon përfaqësimin diplomatik më të gjerë në historinë e saj

Të ngjajshme

Çështja e presidentit, Vitia: Po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media...

Gjendja e Lucescut serioze, ka pësuar një tjetër sulm në zemër

Gjendja e Mircea Lucescut duket shumë e rëndë. Kjo pasi...

Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj.

Kurti thotë se gjatë mandatit të tij është zgjeruar prania diplomatike e Kosovës me ambasadë të re në Kolumbi, Malajzi, një mision në Poloni e një në Selinë e Shenjtë.

“Kosova sot gëzon përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj. Jemi krenarë që gjatë mandatit tonë e kemi zgjeruar praninë tonë diplomatike në nivele të papara, duke hapur një ambasadë të re në Kolumbi, një ambasadë të re në Malajzi, një mision në Poloni dhe një mision të posaçëm në Selinë e Shenjtë. Këto momente të rëndësishme forcojnë zërin e Kosovës në skenën globale dhe thellojnë partneritetet e saj në të gjithë botën”, ka shkruar Kurti në “X”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz