back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeSuharekë: Krimet Ekonomike arrestojnë një të dyshuar që mirrej me bixhoz

Suharekë: Krimet Ekonomike arrestojnë një të dyshuar që mirrej me bixhoz

Të ngjajshme

Italia në krizë turistike, plazhet janë bosh…

Italianët po shmangin shkuarjen në plazhe private këtë verë,...

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe...

Rama: Dënimin më të rëndë sipas ligjit për ata që ndezin zjarre qëllimisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi me anë të...

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dje ka pranuar dëshminë e një ankuesi nga një fshat i Suharekës.

Ankuesi deklaron se është duke u kanosur dhe detyruar nga një i dyshuar, po ashtu nga një fshat i Suharekës.

Bazuar në deklaratën e ankuesit, ai deklaron se para tri viteve ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth nëntë mijë euro, ndërsa i dyshuari tani i kërkon rreth njëzet e një mijë euro dhe vazhdimisht e ka kanosur dhe detyruar ankuesin për kthimin e borxhit.

Dyshohet se i dyshuari këto lojëra të fatit i ka menaxhuar përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Policia ka sekuestruar një telefon me qëllim të ekzaminimit rreth lojërave të organizuara.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari A.L., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit