BallinaLajmeQytetarët e Kosovës afro 7 miliardë euro i mbajnë në banka

Qytetarët e Kosovës afro 7 miliardë euro i mbajnë në banka

Të ngjajshme

Pa lajme që nga tetori: Kërkimet për Florjan Tabakun vijojnë

Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u...

Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës...

Asllani i mërzitur: Një ëndërr që u ndal pak para fundit

Fisnik Asllani ka mbetur i mërzitur pas humbjes së...

Enver Hasani: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese ngushtuan hapësirën e manovrimit politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesori Enver Hasani në...

Qytetarët e Kosovës po dëshmojnë një rritje të qëndrueshme të kursimeve në banka. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në dhjetor të vitit 2024 vlera e përgjithshme e depozitave në banka ka arritur në 6.92 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 13.0%, krahasuar me 10.4% sa ishte një vit më parë, shkruan Indeksonline.

“Rritja e theksuar e depozitave, veçanërisht gjatë pjesës së dytë të vitit, ka ndikuar në kthimin e trendit pozitiv të rritjes, për dallim nga viti paraprak ku shënuan ngadalësim të rritjes,” thuhet në raportin zyrtar të BQK-së.

Depozitat e ekonomive familjare vazhdojnë të dominojnë strukturën e përgjithshme, duke përbërë 65.1% të totalit të depozitave në fund të vitit 2024.

Ndërsa për periudhën e njëjtë , gjithsej stoku i kredive arriti në 5.81 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 18.3 përqind, të përshpejtuar për 5.3 pikë përqindje krahasuar me vitin paraprak.

Trendi i përshpejtuar i rritjes është nxitur nga zgjerimi i ndjeshëm i kreditimit si për ekonomitë familjare ashtu edhe për korporatat jofinanciare.

Rezultatet e Anketës së Kreditimit Bankar (AKBK), tregojnë se dinamikat e kreditimit gjatë vitit 2024 u ndikuan kryesisht nga kërkesa e rritur kreditore, shoqëruar edhe me lehtësim deri në një masë të kushteve të kreditimit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz