back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeNesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet...

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Situata me zjarret në Shqipëri: Pesë helikopterë “Black Hawk” në ajër për të ndihmuar zjarrfikësit

Situata e zjarreve në Shqipëri po paraqitet serioze. Aktualisht ministria...

Lipjan: Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie

Zyrtarët e stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person...

IKSHPK: Këtë vit u regjistruan 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se...

Aktivizohet Reali, kundërshton zhvillimin e ndeshjes Villarreal-Barcelona, në SHBA

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë duke shprehur propozuar...

Zyrtare: Formacioni startues i Shkëndijës kundër Qarabagit – kërkohet rikthimi!

Skuadra e Shkëndijës sonte do të luaj ndeshjen kthyese...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë me dhjetë subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale. Në mbledhjen e sotme janë certifikuar dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala tha se nesër do të përfundojë afati për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre për zgjedhje lokale të 12 tetorit.

“Periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre për zgjedhjet lokale të datës 12 tetor 2025 përfundon nesër, më 13 gusht në orën 23:59. Lidhur me aplikimin për certifikim gjithsej dhjetë subjekte politike e kanë përfunduar aplikimin përmes platformës digjitale e cila është lansuar nga KQZ-ja dhe e cila platformë përdoret për herë të dytë në këto zgjedhje lokale. Sa i përket rekomandimit të parë, subjekti politik ‘Ne mundemi’ ka aplikuar për certifikim për zgjedhje si iniciativë qytetare. Ky subjekt ka aplikuar për kuvend në Komunën e Ferizajt me gjithsejtë 31 kandidatë”, deklaroi ai. 

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve pesë kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka certifikuar edhe subjektin politik si iniciativë qytetare “Prishtina në dorën tënde” me 22 kandidatë. Hasan Ismajli është certifikuar si kandidat i pavarur në Fushë-Kosovë, Rufki Suma për Hanin e Elezit, Shaban Miftari në Vushtrri, Fatmir Selimi në Prishtinë Ljubisa Rakinac në Shtërpcë, Artin Veliaj në Junik, Bashkim Fazliu në Ferizaj dhe Muhamet Ademaj në Shtime./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit