BallinaLajmeQMK: Një zjarr aktiv në Makedonski Brod, një nën kontroll dhe 14...

QMK: Një zjarr aktiv në Makedonski Brod, një nën kontroll dhe 14 të shuar

Të ngjajshme

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Prokuroria Speciale ia konfiskon telefonin dhe laptopin Shkëlzen Gashi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin...

Ylli i Chelseat e pranon se nuk do të mund ta refuzonte Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, ka pranuar...

Deri në  ora 7:00 të mëngjesit, në të gjithë vendin ka 16 zjarre që digjen në sipërfaqe të hapura, njëri prej të cilëve është aktiv. Bëhet fjalë për zjarrin në komunën e Makedonski Brod, në Jasen, ku është prekur nga zjarri një pyll i përzier.

Siç raportohet nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), zjarri në komunën e Kërçovës, midis fshatrave Çelopeci dhe Miokazi, ku digjej një pyll i përzier, është nën kontroll.

Janë shuar 14 zjarre, dy prej të cilave në komunën e Kumanovës, si dhe në komunat Bosilovë, Vrapçishtë, Tetovë, Koçan, Resnjë, Novo Sellë, Krushevë, Tearcë dhe Prilep.

Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në komunën e Sarajit, pranë fshatrave Radushë dhe Svilare dhe në fshatin Shishovë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë, komuna e Haraçinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz