back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeArrestohen tre shtetas të Shqipërisë për sulm fizik ndaj një personi në...

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë për sulm fizik ndaj një personi në Drenas

Të ngjajshme

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet...

Zjarret në Gramsh, konfirmohet viktima e parë në Shqipëri

Është konfirmuar viktima e parë nga zjarret e këtij...

Konfirmohet viktima e parë nga zjarret në Gramsh

Është konfirmuar viktima e parë nga zjarret e këtij...

Zaptimi pa leje i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Çlirimi vazhdon

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar...

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën tre shtetas të Shqipërisë, mes tyre një grua, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një qytetar në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 11 gusht 2025, rreth orës 11:00, në Gllogoc-Drenas. Viktima, shtetas i Kosovës, ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar – një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë – pasi kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka i është ofruar trajtimi mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit