Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti propozimin e tij për një “mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja” për të siguruar Rripin e Gazës, duke denoncuar “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe një ”nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, pas njoftimeve të një plani izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.
”Njoftimi nga autoritetet izraelite për një zgjerim të operacioneve të tyre në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe për një ripushtim nga ana e Izraelit përbën një katastrofë që pritet të ndodhë me një ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, deklaroi presidenti francez.
”Pengjet izraelitë dhe popullsia e Gazës nuk do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.
Presidenti francez reagoi ndaj planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të goditur bastionet e fundit të Hamasit, një plan që ka tërhequr kritika të forta në të gjithë botën.