Një shpërthim u raportua në uzinën US Steel Clairton jashtë Pittsburgh, Pensilvani të SHBA-ve, të hënën, duke shkaktuar lëndime të shumta dhe duke bllokuar disa persona, thonë zyrtarët.
Zëdhënësi i Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Allegheny, Kasey Reigner, konfirmoi se kishte “dhjetëra” të plagosur, por nuk mundi të konfirmonte viktimat ose një shkak, raportoi CBS News.
Një zëdhënës tjetër konfirmoi se një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar për njerëzit e bllokuar.
Guvernatori Josh Shapiro postoi në mediat sociale se shërbimet e menaxhimit të emergjencave të shtetit dhe policia ishin vendosur në uzinë.