back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaSportJack Grealish përballet me një ribashkim të sikletshëm me lojtarin e Everton...

Jack Grealish përballet me një ribashkim të sikletshëm me lojtarin e Everton pas huazimit

Të ngjajshme

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Qendra kombëtare për menaxhimin e kufirit ka bërë përditësimin...

LVV: Enver Haliti kandidon për kryetar të Ferizajt

Sot në Ferizaj është zyrtarizuar kandidatura e Enver Halitit...

​Situatë emergjente në disa zona në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot lidhur me situatën e...

Grealish do të ketë disa “hesape” për të sqaruar në Merseyside.

Jack Grealish do të duhet të bëjë paqe te Everton pas një përplasjeje me njërin prej shokëve të rinj të skuadrës, gjatë kohës kur ishte te Man City.

Të hënën, Fabrizio Romano konfirmoi një nga transferimet më befasuese të merkatos deri tani, me Grealish që kalon te Everton në formë huazimi njëvjeçar.

Grealish do të jetë afrimi më i bujshëm i Toffees teksa ata hyjnë në një epokë të re në stadiumin e tyre të ri me kapacitet 53,000 vendesh, Hill Dickinson Stadium.

Everton ka shtuar tashmë sulmuesin Thierno Barry, mesfushorin Kiernan Dewsbury-Hall, mesfushorin ofensiv Carlos Alcaraz, portierin Mark Travers dhe mbrojtësin e majtë Adam Aznou, të gjithë me transferime të përhershme.

Reprezentuesi anglez ka mbërritur në Finch Farm për të nisur vizitat mjekësore me Toffees, dhe detyra e tij e parë mund të jetë sheshimi i mosmarrëveshjeve me një prej lojtarëve të rinj të klubit.

Gjatë një ndeshjeje të tensionuar nën dritat e Goodison Park mes Everton dhe Man City në vitin 2023, Grealish pati një përplasje me reprezentuesin e Skocisë, Nathan Patterson.

Pasi mori një karton të verdhë për një faull ndaj yllit të City-t në pjesën e parë, dyshja vazhdoi të përplasej gjatë gjithë lojës, dhe tensionet shpërthyen në fund të takimit.

Patterson nuk e priti mirë një gjest “patronizues” nga Grealish, gjë që çoi në një debat mes tyre, para se lojtari i City-t të largohej nga fusha, duke u ankuar te gjyqtarët.

Sa do t’i kushtojë Jack Grealish Evertonit?

Megjithëse është thjesht një huazim, Grealish pritet t’i kushtojë Everton-it një shumë të konsiderueshme për këtë sezon.

Sipas gazetarit të Sky Sports, Alan Myers, marrëveshja mund t’i kushtojë Toffees rreth 15 milionë £.

Në kolonën e tij për Everton News të hënën, ai shkroi:

“Një marrëveshje huazimi me vlerë 15 milionë £ është drejt përfundimit, dhe megjithëse një kalim i përhershëm duket i vështirë për momentin, ekziston dëshira nga të dyja palët që marrëveshja të mbyllet.”

Paga e raportuar prej 300,000 £ në javë e Grealish mendohej të ishte një problem, por mbetet e paqartë se sa do të subvencionojë City pagën e tij.

Sezoni i Premier League për Everton nis me një udhëtim në Elland Road, ku do të përballen me Leeds United-in e sapo-ngjitur në elitë më 18 gusht. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit