back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Nuk jam Bora Zemani që të përndjek meshkujt” – Xheneta Fetahu sqaron...

“Nuk jam Bora Zemani që të përndjek meshkujt” – Xheneta Fetahu sqaron deklaratën që bëri bujë të madhe

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht pas një vale akuzash dhe keqinterpretimesh që qarkulluan në rrjetet sociale.

Shkak për këtë u bë një deklaratë e saj gjatë një transmetimi ‘live’, ku iu drejtua me një pyetje provokuese: “A po i përndjek meshkujt?”.

Xheneta u përgjigj duke thënë se nuk ndjek asnjë mashkull dhe bëri një krahasim që u interpretua gjerësisht.

“Unë nuk i përndjek meshkujt, mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu. Kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli, ose më mban para duarve dhe më vlerëson, ose hiq. Për mua, kallen”.

Pasi kjo deklaratë u shpërnda me shpejtësi, ajo u komentua si një ‘thumb’ ndaj moderatores nga Shqipëria.

Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka sqaruar se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti dhe nuk kanë qenë të drejtuara për të ofenduar askënd.

“Nuk kam thumbuar askënd, nuk kam thënë asgjë ofenduese dhe nuk kam arsye ta bëj. Për komentet që më akuzuan se ‘po përndjek’ dikë, e kam thënë qartë se nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj. Pikë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

Ajo gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj me disa media, të cilat sipas saj shtrembërojnë deklaratat vetëm për të krijuar tituj.

“E kuptoj që mediat duhet të shkruajnë për të mbushur faqet dhe për të ‘ngrënë bukë’, por jo deri aty sa të shpikin gjëra që nuk janë thënë. Nuk kam problem të jap mendime kur dua, madje i them drejtpërdrejt, por mos trilloni, aman. Nuk kam kohë të merrem me gjyqe e denoncime, por nuk do të rri duarkryq kur më atribuohen fjalë që s’i kam thënë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz