back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditHaxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen e sotme kanë qëndruar vetëm 3...

Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen e sotme kanë qëndruar vetëm 3 muaj në paraburgim vitin e kaluar, me ndërprerje nga Gjykata në Prishtinë

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Lipjan.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bazuar në informacionet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për këtë vrasje kanë qëndruar në paraburgim vetëm nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Kjo periudhë shumë e shkurtër paraburgimi për veprat që ata dyshohen të kenë kryer tregon një problem serioz në trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë. Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë. Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Të Fundit

Sport

ShowBiz