back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMefail Shkodra dhe dy djemtë e tij në kërkim, Rukiqi: Bëmë kërkesë...

Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij në kërkim, Rukiqi: Bëmë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar, i lajmëruam edhe në pikat kufitare

Të ngjajshme

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit...

‘Ka shpresë se diçka po lëviz’, thotë Merz pas telefonatës me Trumpin

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se armëpushimi në Ukrainë...

Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që nuk dinë t’i shpëtojnë trishtimit

Disa shenja të zodiakut e përjetojnë trishtimin shumë më...

Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në një konferencë për media tha se për vrasjen e tre personave në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se në kërkim ndodhen edhe tre persona të tjerë të dyshuar, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

“Personi i katërt është arrestuar në vendin e ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje në këtë rast. Tre personat janë shpallur në kërkim policor, është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë lajmëruar në pikat kufitare”,

Policia ka ndërmarrë tri kontrolla me dyshimin që mund të jenë personat e dyshuar, “ekipet janë në terren”, shtoi ai.

Gjithashtu u bë e ditur se Mefail Shkodra ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme penale.

- Advertisement -

Të Fundit