back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet 29-vjeçari, shtiu me armë gjatë një ahengu në Vushtrri

Arrestohet 29-vjeçari, shtiu me armë gjatë një ahengu në Vushtrri

Të ngjajshme

Ish-deputeti Hajdar Beqa i prin listës së PDK-së në Gjakovë

Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe...

VV e zyrtarizon Taulant Kelmendin kandidat për kryetar të Pejës

Lëvizja Vetëvendosje, ka zyrtarizuar Taulant Kelmendin si kandidat për...

Buja me vullnet për të investuar në infrastrukturën sportive të Lipjanit

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët...

Policia e Vushtrrisë ka arrestuar një person për shkak të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar të mbajtur në rrugën “Hajriz Musa”.

Sipas njoftimit të policisë në Facebook, njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas njoftimit për zhurmat e armëve dhe kanë identifikuar vendin e ngjarjes si dhe personin që kishte shtënë.

I dyshuari, 29 vjeç,  u arrestua dhe u shoqërua në stacionin policor. Në cilësi të provave janë konfiskuar: një pistoletë me gaz, një karikator, 19 fishekë dhe 3 gëzhoja.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është inicuar rast penal për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

- Advertisement -

Të Fundit