back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRreth 90 zjarre të raportuara të shtunën, sot vetëm dy vatra aktive

Rreth 90 zjarre të raportuara të shtunën, sot vetëm dy vatra aktive

Të ngjajshme

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj ka bërë të ditur se dita e djeshme ishte një ditë e rëndë për sa i përket numrit të zjarreve.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se dje ishin 83 vatra aktive.

“Dje ishte ditë e rënduar me numër të pazakontë të zjarreve.

1. 09.08.2025 nga 08:00-14:00, 23 zjarre të raportuara.

2. 09.08.2025 nga 14:00-20:00, 40 zjarre të raportuara.

3. 10.08.2025 nga 02:00 -08:00, 20 zjarre te raportuara”, ka shkruar Metaj.

Metaj bën të ditur se numri momentalisht ka rënë gjersa bën apel për kujdes të vazhdueshëm.

“Në këto momente janë vetëm dy vatra aktive. Bëjmë apel te qytetarët për kujdes të shtuar duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura si dhe apelojmë ti denoncojnë zjarrvënësit e qëllimshëm. Shprehë mirënjohje të sinqertë për Zjarrfikësit e Vendit tonë të cilët kanë arrit me sukses ti lokalizojnë pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit deri në këto momente. Gjithashtu shprehë mirënjohje për stafin e AME-së, Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e zjarreve”, ka shkruar Metaj.

- Advertisement -

Të Fundit