back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPodujevë: Kultivoi bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Podujevë: Kultivoi bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Të ngjajshme

Njësitet kufitare parandalojnë kontrabandën me kërpudha

Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit...

Parandalohen kontrabanda e 910 kg kërpurdhave në pikën kufitare në Muqivercë

Sot, Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandimin e 910...

Gjermani: AFD arrin nivelin rekord në sondazhe

Një sondazh i kohëve të fundit i Forsa-s dhe...

Teksa Fero po e vuan mungesën e vajzës, Arbenita publikon foto me Ninën

Modelja Arbenita Ismajli në Instagram, ka publikuar një fotografi...

Situata me zjarret në Shqipëri: Pesë helikopterë “Black Hawk” në ajër për të ndihmuar zjarrfikësit

Situata e zjarreve në Shqipëri po paraqitet serioze. Aktualisht ministria...

Është arrestuar një person në fshatin Peran të Podujevës, pasi gjatë një kontrolli në oborrin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike të kultivuara në mënyrë ilegale.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të kryer me vendim të prokurorit në datën 9 gusht në orën 12:20, në vendin e ngjarjes janë zbuluar dhe konfiskuar pesë bimë narkotike me gjatësi rreth 35 centimetra dhe peshë totale prej rreth 17.09 gram.

I dyshuari mashkull është arrestuar dhe më pas, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Peran, Podujevë 09.08.2025- 12:20.  Është raportuar se i dyshuari m/k kultivon bimë narkotike brenda oborrit të tij. Njësitë policore  kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është bërë kontrolla e shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë lëndë narkotike me gjatësi rreth 35 cm me  peshë të përgjithshme rreth 17.09 gr. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit