FC Barcelona ka njoftuar largimin e Inigo Martinez.
Në një komunikatë, ekipi e ka falënderuar atë për profesionalizmin dhe kontributin, shkruan IndeksOnline.
“Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë për profesionalizmin, përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij gjatë dy sezoneve të tij me fanellën e Blaugrana-s. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka, Iñigo” thuhet në letrën e Barcelonës.
Mbrojtësi qendror bask i dha fund një periudhe dy-sezonale si lojtar i Barçës, pasi mbërriti në klub në vitin 2023.
Në sezonin e tij të parë nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernández, ai bëri 25 paraqitje, por në të dytin u bë titullar në skuadrën e Hansi Flick, duke bërë 46 paraqitje.
Në total, Inigo luajti 71 ndeshje për Barçën, 61 si titullar, duke shënuar tre gola dhe duke krijuar pesë asiste.