back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBoksieri japonez vdes pas meçit, mori plagë të rënda

Boksieri japonez vdes pas meçit, mori plagë të rënda

Të ngjajshme

Boksieri japonez Shigetoshi Kotari, 28 vjeç, ka ndërruar jetë të premten nga plagët e marra gjatë ndeshjes së tij me Yamato Hata më 2 gusht.

Boksieri në kategorinë super-featherweight u dërgua në spital pas përballjes në Tokio, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru për të trajtuar një hematomë subdurale – një gjendje ku gjaku grumbullohet mes kafkës dhe trurit.

Komisioni i Boksit në Japoni bëri të ditur se Kotari ishte një nga dy boksierët që kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në tru pas këtij eventi, së bashku me Hiromasa Urakawa, i cili iu nënshtrua një kraniotomie pas ndeshjes së tij me Yoji Saito.

Organizatat ndërkombëtare si World Boxing Organisation (WBO) dhe World Boxing Council (WBC) ishin mes atyre që i bënë homazh boksierit, i cili kishte një bilanc prej tetë fitoreve, dy humbjeve dhe dy barazimeve.

- Advertisement -

Të Fundit