Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka shënuar një gol tejet të bukur në ndeshjen ndaj CSKA Mosow, e vlefshme për raundin e katërt në Premier League të Rusisë.
Daku shënoi golin për 3:1 në minutën e 40’të, shkruan Indeksonline
Lojtari shqiptar për mrekulli mashtroi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar dhe çoi topin në rrjetë. Por skuadra e tij po humbet me shifrat 5:1*
Ky ishte goli i katërt i sulmuesit shqiptar këtë sezon në katër ndeshjet e para./Indeksonline/
3-1 Daku pic.twitter.com/SIw809dyvY
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 9, 2025