back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​MKRS investon dy milionë euro për stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

​MKRS investon dy milionë euro për stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Të ngjajshme

Buja me vullnet për të investuar në infrastrukturën sportive të Lipjanit

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë...

Shaqa mëson kundërshtarin për play-off-in e Champions

Xherdan Shaqiri do të tentojë të udhëheqë FC Baselin...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit, përmes të cilit do të realizohet një investim prej dy milionë eurosh për renovimin e stadiumit të qytetit.

Ky projekt madhor synon modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive, duke krijuar kushte më të mira për sportistët, klubet dhe komunitetin lokal.

Punimet do të zhvillohen sipas standardeve bashkëkohore të arkitekturës dhe inxhinierisë, duke e kthyer stadiumin në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe bashkëkohore.

Projekti, ndër të tjera, parasheh ndërtimin e tribunës lindore, vendosjen e mbulesës në tribunat ekzistuese dhe ndriçimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbështetjen e sportit dhe zhvillimit të aktiviteteve sportive në Podujevë.

- Advertisement -

Të Fundit