back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLlapi me tjetër transferim, zyrtarizon sulmuesin kongolez

Llapi me tjetër transferim, zyrtarizon sulmuesin kongolez

Të ngjajshme

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë...

Shaqa mëson kundërshtarin për play-off-in e Champions

Xherdan Shaqiri do të tentojë të udhëheqë FC Baselin...

KF Llapi po vazhdon me blerje të reja në këtë afat kalimtar.

Ata siguruan shërbimet e sulmuesit kongolez, Bienvenu Patient Elenga, duke u përforcuar në repartin e sulmit.

Llapi këtë e bëri të ditur në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“KF Llapi me kënaqësi njofton angazhimin e sulmuesit 20-vjeçar nga Kongo, Bienvenu Patient Elenga,

“Futbollisti që luan në krahun e majtë ka nënshkruar kontratën me klubin tonë dhe tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore për edicionin e ri. Elenga ka qenë pjesë edhe e klubit Girnespor, duke fituar përvojë të vlefshme para se të bashkohej me ekipin tonë.

Me shpejtësinë, teknikën dhe dëshirën për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë forcë shtesë për shtabin teknik para sfidave të rëndësishme që na presin.

Ne besojmë se Bienvenu do të ambientohet shpejt me grupin dhe do të kontribuojë drejt arritjes së objektivave tona”, shkruhet në njoftimin e klubit llapjan./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit