back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPesë raste të dhunës në familje raportohen në tri komuna të Kosovës

Pesë raste të dhunës në familje raportohen në tri komuna të Kosovës

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Policia e Kosovës ka evidentuar pesë raste të dhunës në familje në komunat Prishtinë, Lipjan dhe Deçan.

Në kryeqytet janë raportuar dy raste ku viktima ishin gra. Në një rast, një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti, ndërsa në tjetrin ajo raportoi dhunë psikike nga vjehrri. Në të dy situatat nuk pati persona të lënduar dhe procedurat ligjore janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, raporton lajmi.net

Në Lipjan, një grua u sulmua nga bashkëshorti dhe vjehrrit. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo u sistemua në një strehimore.

Ndërkohë, në Deçan u raportuan dy incidente. Në njërin rast, një burrë deklaroi se u sulmua fizikisht nga vëllai i tij, i cili aktualisht është në arrati. Në rastin tjetër, një burrë u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj dy prindërve të tij nën ndikimin e alkoolit.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga institucionet përkatëse të drejtësisë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit