back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPrizren: Vetura e parkuar lëviz prapa, një person humb jetën pas rënies...

Prizren: Vetura e parkuar lëviz prapa, një person humb jetën pas rënies nga muri 6 metra i lartë

Të ngjajshme

Sot në Mushnikovë të Prizrenit një person ka humbur jetën pasi që vetura të cilën e kishte parkuar, kishte lëvizur prapa dhe e kishte rrëzuar nga një mur i lartë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.

“Rreth orës 12:17 në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete”, ka thënë ai.

“Sipas informacioneve fillestare, viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë”.

Policia më pas ka konstatuar se personi kishte pasur shenja jete por vdiq teksa po dërgohej në Ambulancën e Reçanit.

“Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore relevante, gjithashtu është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit ‘Hetim i Vdekjes’. Rasti është në hetim”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit