Sot në Mushnikovë të Prizrenit një person ka humbur jetën pasi që vetura të cilën e kishte parkuar, kishte lëvizur prapa dhe e kishte rrëzuar nga një mur i lartë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 12:17 në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete.
.Sipas informacioneve fillestare, viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë”, ka thënë Bytyqi.
Policia më pas ka konstatuar se personi kishte pasur shenja jete por vdiq teksa po dërgohej në Ambulancën e Reanit.
“Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka ndërruar jetë.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore relevante, gjithashtu është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit ‘Hetim i Vdekjes’”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa ka shtuar se rasti është duke u hetuar.