Lirimi Prishtina Tournament e përmbylli sot ditën e dytë të aktivitetit të tij.
Pas ndeshjeve të para të seniorëve dje, sot ishte radha për grupmoshat U13, shkruan Gazeta Express.
Gjithsej tetë ndeshje u zhvilluan, teksa u përcollën nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve.
Prishtina Tournament është turne që mbahet cdo vit dhe mbledh ekipet më të forta të vendit dhe jo vetëm dhe një atraksion i bukur për qytetarët e Prishtinës në këto netë vere.
