back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditProtestë në festivalin e jazit në veri, fyhet keq kryetari Atiq

Protestë në festivalin e jazit në veri, fyhet keq kryetari Atiq

Të ngjajshme

Pas 24 vitesh, Volkswagen po tërheq nga tregu Touaregun

Volkswagen synon ta “tërheqë nga tregu” Touaregun, një nga...

Pas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë

Pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm...

Limaj në përurimin e nënkalimit në Malishevë: Zemra mal, kur shoh vendlindjen time në zhvillim

Në Malishevë sot është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor,...

Gjatë përgatitjeve për hapjen e festivalit “Mitrovica International Jazz Days” të premten, një grup qytetarësh serbë protestuan pranë skenës së vendosur në qendër të Mitrovicës së Veriut, duke brohoritur dhe fishkëllyer.

Grupi, që ndodhej në një kafene me shpinë të kthyer nga skena, nisi të bëjë ofendime në momentin kur mbërriti kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sipas videove të publikuara nga mediumi serb “Alternativna”.

Këtë vit festivali po zhvillon edicionin e tretë. Dy edicionet e kaluara janë mbajtur në Parkun e Qytetit në Mitrovicën e Jugut, ndërsa për herë të parë një nga netët po organizohet në qendër të Mitrovicës së Veriut.

Festivali do të mbahet nga 8 deri më 10 gusht: nata e parë në veri, ndërsa dy netët e tjera në jug.

VIDEO

- Advertisement -

Të Fundit