back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia për koncertin e Rona Nishliut në veri: Kemi marr të gjitha...

Policia për koncertin e Rona Nishliut në veri: Kemi marr të gjitha masat, këngëtarja ka marr leje nga komuna

Të ngjajshme

Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit...

Kush është biznesmeni i njohur turk, që u zhduk me jaht në bregdetin grek?

Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay,...

Grup kriminal e trafik droge, arrestohet në Spanjë 34-vjeçar shqiptar

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes...

Këngëtarja e njohur kosovare, Rona Nishliu, kishte planifikuar të mbante një koncert sonte në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës në kuadër të “Mitrovica International Jazz Days’s”. Megjithatë, aktiviteti është përballur me kundërshtime nga një grup qytetarësh lokalë serbë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i tha Lajmi.net se koncerti i Rona Nishliut do të mbahet, pasi ajo ka marrë leje nga Komuna dhe Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Për të penguar mbajtjen e koncertit, ata kanë vendosur tavolina në mes të rrugës, duke bllokuar hyrjen drejt hapësirës ku ishte paraparë të mbahej ngjarja.

Në vend të muzikës së koncertit, është lëshuar muzikë me përmbajtje nacionaliste serbe, çka ka krijuar një atmosferë të tensionuar.

Në afërsi të skenës janë të pranishëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit dhe menaxhimin e situatës./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit