back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTahiri: Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi qëndrimin e PDK-së se VV e...

Tahiri: Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi qëndrimin e PDK-së se VV e ka mbajtur peng Kuvendin

Të ngjajshme

Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit...

Kush është biznesmeni i njohur turk, që u zhduk me jaht në bregdetin grek?

Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay,...

Grup kriminal e trafik droge, arrestohet në Spanjë 34-vjeçar shqiptar

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes...

Deputeti Partisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri e ka cilësuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese si konfirmim të plotë të qëndrimit të PDK-së se Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur peng Kuvendin për muaj me radhë, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk ka marrë pjesë në asnjë votim, sepse e ka lexuar drejt aktvendimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

“Në vazhdimësi i kemi kërkuar z. Dehari ta respektojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, pra para këtij aktgjykimi që doli sot dhe ta respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, gjë të cilën e refuzonte në vazhdimësi. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj, të shpallur sot shpalli të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 për shkak të moszbatimit të aktgjykimit të mëhershëm të shkeljeve të rënda procedurale dhe kushtetuese”, shtoi ai.

Tahiri tha se përkundër vendimit të gjykatës, pret që VV të veprojë njëjtë duke u munduar të vendosë një rend të ri në kundërshtim me Kushtetutën.

“Jemi të lumtur që tashmë nuk do ta kemi barrikadën që e pati vendosur z. Kurti me zonjën Haxhiu, si një barrikadë që nuk mund ta kalonim për të krijuar institucionet. Mirëpo, e njëjta nuk mund të dalë në votim më shumë se tri herë dhe shpresojmë që gjatë kësaj periudhe do të arrijmë në pikën kur do ta gjejmë një kanididat, i cili do ta ketë edhe votën e grupeve tjera parlamentare”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit