back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditXhavit Haliti: Vendimi i Kushtetueses rrezikon të mos zbatohet nga VV-ja

Xhavit Haliti: Vendimi i Kushtetueses rrezikon të mos zbatohet nga VV-ja

Të ngjajshme

 Xhavit Haliti, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, në një prononcim për Indeksonline ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas tij, hap mundësinë për zhbllokimin e punës së kuvendit.

“Mendoj që Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim konjukturor, me qëllim që të tejkalohet situata e bllokadës që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Mendoj se qëllimi ka qenë që të shmanget një vendim që do të na çonte menjëherë në zgjedhje”, tha Haliti.

Sipas tij, veprimet e Gjykatës Kushtetuese nuk po bazohen gjithmonë në Kushtetutë, por në rrethana politike. “Kam thënë dhe vazhdoj ta them që Gjykata Kushtetuese nuk është shkalla e pestë e gjyqësorit të Kosovës.

 Ajo duhet të trajtojë problemet në përputhje me Kushtetutën dhe jo sipas konjukturave politike që lindin para apo pas zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Haliti theksoi nevojën që, pas fillimit të funksionimit të kuvendit, të bëhen ndryshime në mënyrën si trajtohen koalicionet dhe krijimi i institucioneve.

 “Mendoj që Gjykata Kushtetuese duhet të amandamentohet dhe duhet të lejohen koalicionet parazgjedhore dhe paszgjedhore – varësisht se kush me kë i bën. Nuk mund të ngelim gjithmonë në një pikë që nuk ekziston si praktikë në asnjë vend demokratik.

Nuk e njoh një rast ku i jepet e drejta vetëm një partie për të bërë qeverinë”, deklaroi Haliti.

Ai shtoi se mënyra e zgjedhjes së kryeministrit dhe presidentit është e detajuar në Kushtetutë, prandaj edhe për kryetarin e kuvendit duhet të vlejnë parime të ngjashme.

“Nëse krijohen institucionet e kuvendit, atëherë i vjen radha qeverisë. Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë si zgjidhen qeveria dhe presidenti, dhe kjo duhet të vlejë edhe për kryetarin e kuvendit”, tha ai.

Haliti tha se për vendimin e gjykatës disa nga partitë janë gëzuar, disa janë hidhëruar.

“Po e shoh që disa janë gëzuar, disa janë hidhëruar. Fuqia e këtij aktgjykimi është e rrezikuar të mos respektohet nga partia e parë, nga VV-ja. Por, nëse zbatohet, atëherë i hapet rruga krijimit më të shpejtë të institucioneve të Kosovës,” përfundoi ai.

Sipas tij, PDK-ja është deklaruar publikisht për mbështetjen e një kandidati tjetër për kryetar Kuvendi.

“PDK-ja është deklaruar, deputetët dhe kryetari i partisë janë shprehur se do ta votonin një kandidat tjetër. Edhe LDK-ja e AAK-ja, me sa di unë, kanë pasur deklarata në këtë drejtim. Nëse ndryshojnë qëndrim, është çështje tjetër”, tha Haliti./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit