back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditQerimi: Qëndrimi i Hekuran Muratit është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës...

Qerimi: Qëndrimi i Hekuran Muratit është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues

Të ngjajshme

Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka reaguar pas sulmit të deputetit Hekuran Murati ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Profesor Qerimi thotë se qëndrimi i deputetit Hekuran Murati është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues.

“Së pari, Murati flet për vendime juridike pa qenë as jurist, as kompetent për të interpretuar Kushtetutën.
Së dyti, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë, përfshirë edhe Vetëvendosjen.
Së treti, kontestimi politik i vendimeve kushtetuese dhe nxitja për moszbatim të tyre është thirrje për anarki , dhe anarkia është rruga më e shkurtër drejt luftës civile dhe shkatërrimit të shtetit”, shkroi Qerimi në reagimin e tij në Facebook.

Tutje, ai thotë se kjo retorikë nuk ka të bëjë me drejtësinë apo demokracinë, por me kapjen e institucioneve me çdo kusht.

“Shteti nuk është lodër e pushtetit, dhe askush nuk është mbi Kushtetutën”, përfundon reagimin e tij, profesor Gëzim Qerimi. /Periskopi/

Postimi i plotë: 

Qëndrimi i deputetit Hekuran Murati është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues.
Së pari, Murati flet për vendime juridike pa qenë as jurist, as kompetent për të interpretuar Kushtetutën.
Së dyti, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë, përfshirë edhe Vetëvendosjen.
Së treti, kontestimi politik i vendimeve kushtetuese dhe nxitja për moszbatim të tyre është thirrje për anarki , dhe anarkia është rruga më e shkurtër drejt luftës civile dhe shkatërrimit të shtetit.
Kjo retorikë nuk ka të bëjë me drejtësinë apo demokracinë, por me kapjen e institucioneve me çdo kusht. Shteti nuk është lodër e pushtetit, dhe askush nuk është mbi Kushtetutën./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit