back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjykata Kushtetuese: Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik...

Gjykata Kushtetuese: Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme

Të ngjajshme

Trump vendos tarifë 100% për çipat, Apple përfiton përjashtim

Presidenti Donald Trump, gjatë një takimi në Zyrën Ovale...

LVV: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,...

Itali: 10 viktima nga virusi i Nilit

Dhjetë persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në...

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëparshëm të saj.

Ky vendim u mor lidhur me kërkesat KO193/25 dhe KO196/25 të paraqitura nga grupet e deputetëve të udhëhequr nga Memli Krasniqi dhe Hykmete Bajrami, në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë gjatë seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor 2025.

Gjykata vendosi njëzëri se deputetët nuk kanë zbatuar aktgjykimin e saj të datës 26 qershor 2025 (KO124/25), dhe rrjedhimisht, të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura pas kësaj date deri më 26 korrik shpallen të pavlefshme.

- Advertisement -

Të Fundit