back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Prej nëntë muajsh s’më lejohet ta takoj babain në Hagë” – reagimi...

“Prej nëntë muajsh s’më lejohet ta takoj babain në Hagë” – reagimi prekës i Fahri Fazliut, djalit të Fadil Fazliut

Të ngjajshme

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e...

Xhavit Haliti: Vendimi i Kushtetueses rrezikon të mos zbatohet nga VV-ja

 Xhavit Haliti, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe...

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nga Dhomat e Specializuara, ka reaguar përmes një postimi emocional, duke denoncuar si padrejtësi faktin që prej nëntë muajsh nuk i është lejuar të takojë babanë e tij.

Ai e quajti këtë një “mohim brutal të një të drejte njerëzore”, ndërsa shtoi se “përqafimi ynë s’është rrezik për askënd – heshtja ndaj kësaj padrejtësie, po”, transmeton lajmi.net

“Babai im është fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë mundur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më mizore që kanë sunduar ndonjëherë njerëzimin”, tha Fahri Fazliu ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë: 

Po bëhen nëntë muaj që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu, në Hagë.
Jo për shkak të pamundësisë nga ana ime, por sepse dikush ka vendosur ta mohojë në mënyrë brutale një nga të drejtat më themelore që njeh njeriu – takimin mes një babai dhe birit të tij.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi e kamufluar. Përqafimi ynë s’është rrezik për askënd – heshtja ndaj kësaj padrejtësie, po.
Por ne nuk i ulim sytë. Babai im është fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë mundur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më mizore që kanë sunduar ndonjëherë njerëzimin.
Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit