Mijëra qytetarë u mblodhën dje në Prishtinë- me të njëjtin qëllim, protestën kundër padrejtësisë që po zhvillohet në Hagë në kuadër të procesit të Gjykatës Speciale.
Në këtë protestë ishin ndaluar përdorimi i dronëve, për të marrë pamje nga lart.
Por pavarësisht kësaj dikush arriti që të xhirojë edhe nga lart, e të shihet se një numër i madh i shqiptarëve nga të gjitha trojet ishin mbledhur bashkë.
E ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behrami ka publikuar edhe një video të re nga kjo protestë, e ku shihet një numër tejet i madh i pjesëmarrësve, transmeton lajmi.net.
Ai ka bërë me dije se sot protestat janë bërë domosdoshmëri.
“UÇK nuk ishte zgjedhje në vitet e 90-ta, por domosdoshmëri! Sot, domosdoshmëri janë bërë edhe protestat në Kosovë. Nuk duhet të lejojmë që historia të shkruhet nga ata që nuk e jetuan atë! Ky është zëri i UÇK-së! Ky është zëri i Kosovës që ngrihet për bijtë e saj!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/