back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë

Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë

Të ngjajshme

Grabitet vila e artistit të njohur, dëmi mbi 300 mijë euro

Një bandë kriminelësh hynë në vilën e Rosario Fiorello-s...

Blero “shkrihet” pas të dashurës së re

Këngëtari i njohur Blero ka ndarë orë më parë...

Zyrtare: S’kishte minuta te Freiburgu, Florent Muslija nënshkruan me skuadrën e re

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është bërë...

Një polic i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak.

Kështu mëson Klankosova.tv nga burime brenda policisë, të cilat thanë se i njëjti është arrestuar në orët e pasdites.

Se një person është arrestuar në Bërnjak e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ndonëse i njëjti nuk mundi të konfirmojë nëse i arrestuari është polic.

“Policia kufitare në Bërnjak e ka ndalur një person i cili në veturë kishte 20 fishekë të kalibrit 9mm”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Elshani tutje u shpreh se pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Serbisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit