back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAgim Ademi uron Ballkanin për fitoren dhe inkurajon Dritën: Suksese në ndeshjet...

Agim Ademi uron Ballkanin për fitoren dhe inkurajon Dritën: Suksese në ndeshjet e kthimit!

Të ngjajshme

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Ballkanin për fitoren ndaj Shamrock Rovers në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Ai e vlerësoi paraqitjen e skuadrës suharekase si dëshmi të pjekurisë dhe përvojës, duke shprehur besimin se ekipi do ta ruajë epërsinë edhe në ndeshjen e kthimit për të siguruar kualifikimin në fazën ‘play-off’, transmeton lajmi.net

Ademi gjithashtu përgëzoi FC Dritën për paraqitjen e guximshme në Bukuresht ndaj FCSB-së, duke theksuar se pavarësisht humbjes 3:2, ekipi tregoi potencial dhe luftë sportive të denjë.

Ai shprehu shpresën se në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, Drita do të arrijë përmbysjen e madhe dhe do të vazhdojë rrugëtimin evropian.

Postimi i plotë: 

Urime FC Ballkani fitorja, kokën lart FC Drita 🎉👏
FC Ballkani ka vazhduar të shkëlqejë në arenën evropiane, duke regjistruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës. Skuadra suharekase dominoi ndaj kampionit të Irlandës, Shamrock Rovers dhe e kurorëzoi paraqitjen mbresëlënëse, me fitore 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo fitore është dëshmi e pjekurisë, përvojës dhe cilësisë së skuadrës portokallezi, që vazhdon ta përfaqësojë me krenari futbollin e Kosovës në Evropë. Urime futbollistëve dhe stafit për këtë hap të madh dhe besojmë fuqishëm se në ndeshjen e kthimit do të arrijnë ta ruajnë epërsinë dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e ‘play-off’-it.
Ndërkohë, FC Drita zhvilloi një paraqitje të guximshme në Bukuresht ndaj skuadrës me renome, FCSB. Edhe pse krijoi epërsi 2:0, në fund u mposht 3:2 nga një kundërshtar me shumë përvojë në garat evropiane. Megjithatë, loja e treguar nga skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani dëshmoi se Drita ka potencial për të befasuar dhe për të luftuar deri në fund.
Ndeshja e kthimit në “Fadil Vokrri” pritet të jetë emocionuese dhe me përkrahjen e madhe të tifozëve, urojmë që Drita të arrijë një përmbysje të madhe dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ligën e Evropës.
Suksese për të dyja skuadrat tona në ndeshjet e kthimit!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit