back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDinamo City mposhtet ngushtë nga Hajduk Split në Kroaci

Dinamo City mposhtet ngushtë nga Hajduk Split në Kroaci

Të ngjajshme

Dinamo City është mposhtur ngushtë 2:1 në udhëtim nga Hajduku i Splitit në Kroaci.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja filloi në mënyrë fantastike për skuadrën e Ilir Dajës, e cila kaloi në epërsi në minutën e 37-të me një gol spektakolar nga Bregu.

Me epërsinë 0:1, Dinamo e mbylli pjesën e parë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë.

Por, pjesa e dytë i takoi vendasve, që barazuan shifrat qysh pas katër minutave nëpërmjet Durbov.

E në minutën e 63-të, Sanyang realizoi për 2:1.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Air Albania” dhe ende gjithçka është e hapur për kualifikim tutje.

- Advertisement -

Të Fundit