Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbetur pa fjalë pas protestës së sotme në Prishtinë, e organizuar në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Rama ka publikuar një fotografi madhështore, e cila tregon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protestën e mbajtur sot, shkruan lajmi.net.
Kryeministri shqiptar nuk ka arritur të marrë pjesë në protestë, por përkrahja e tij për të akuzuarit nga Gjykata Speciale ka qenë e vazhdueshme.
Rama njihet si një nga përkrahësit më të mëdhenj të çlirimtarëve që po mbahen në paraburgim në Hagë, nën akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /lajmi.net/