Fahri Fazliu, i biri i Fadil Fazliut që po mbahet në paraburgim në Hagë, ka dal me një postim pas protestës së sotshme në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve.
Fazliu në postimin e tij ka shkruar se UÇK-ja nuk gjykohet dhe se ajo nderohet, transmeton lajmi.net
Postimi i plotë:
Në protestën madhështore, u bashkuam të gjithë në mbështetje të çlirimtarëve tanë.
Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak, sakrificë dhe qëndresë!
UÇK-ja nuk gjykohet, UÇK-ja nderohet!

Lavdi dëshmorëve! Nderim dhe respekt për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës./lajmi.net/
- Advertisement -