back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE plotfuqishmja e VV-së, Dejona Mihali e mllefosur, sulmon Thaçin dhe të...

E plotfuqishmja e VV-së, Dejona Mihali e mllefosur, sulmon Thaçin dhe të tjerët: UÇK po gjykohet nga dora e ngritur e atyre që s’kanë kurajo të kërkojnë falje

Të ngjajshme

E plotfuqishmja brenda subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka dal me një postim skandaloz e plot mllef kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të tjerëve që kanë votuar pro Gjykatës Speciale.

Mihali, që nuk dihet se nga i buron kjo fuqi brenda subjektit që udhëheq me shtetin, ka vendosur që të dal me një postim përçarës pikërisht sot kur pati protestë për të mbështetur çlirimtarët që po mbahen të paraburgosur në Hagë që afro 5 vite, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë i saj:

Çdo ditë është një ditë e mirë për të kërkuar një falje të madhe për ata që e miratuan Gjykatën Speciale.
Çdo ditë është ditë e humbur për këdo që këto 10 vite zgjohet e flen me këtë barrë të madhe mëkati ndaj popullit shqiptar pa kërkuar falje.
Ish Presidenti, ish kryeministri, ish ministrat, ish ministri i drejtësisë, ish deputetët e PDK, LDK e plot prej tyre edhe deputetë aktual.
Edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës kushtetuese që e aprovuan ndryshimin e kushtetutës enkas për Gjykatën Speciale në Hagë.
Edhe sot është një ditë e mirë për të kërkuar falje. Para 5 ditëve u bënë 10 vite nga dita e votimit dhe e protestës ku munguan të gjithë ata që e votuan dhe e dëmtuan kaq rëndë vendin.
UÇK po gjykohet padrejtësisht në Hagë nga dora e ngritur e atyre që sot nuk kanë kurajo të kërkojnë as falje./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit