back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAkuzohet Qeveria Kurti se ka dhënë urdhër që të mos lejohen dronat...

Akuzohet Qeveria Kurti se ka dhënë urdhër që të mos lejohen dronat sot në protestën për mbështetje të çlirimtarëve

Të ngjajshme

Analisti Lirim Mehmetaj ka thënë se autoritetet kanë dhënë urdhër për të ndaluar përdorimin e dronëve gjatë protestës së sotme në mbështetje të UÇK-së.

Sipas tij, qëllimi ka qenë të mos pasqyrohet përmasa e madhe e pjesëmarrjes në këtë protestë, transmeton lajmi.net

“Pushteti sot ka dhënë urdhër që të mos ketë drona në protestë. Ata që i kanë parë, i kanë konfiskuar menjëherë. Ideja këtu ka qenë që të mos shihet masoviteti i protestës. Por, kot”, ka shkruar Mehmetaj në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se, pavarësisht këtyre përpjekjeve, pamjet e pjesëmarrjes masive dhe mesazhet patriotike nuk mund të fshihen.

“Shihni lumin e zemrave patriotike që i vendosën në mbrojtje UÇK-së”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë: 

Pushteti sot ka dhënë urdhër që të mos ketë drona në protestë.
Ata që i kanë parë i kanë konfiskuar menjëherë.
Ideja këtu ka qenë që të mos shihet masoviteti i protestës.
Por, kot.
Shihni lumin e zemrave patriotike që i vendosën në mbrojtje UÇK-së.
Albin Struja, mshefu.

- Advertisement -

Të Fundit