back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBritania e madhe bënë thirrje të respektohet Gjykata Kushtetuese nga të gjitha...

Britania e madhe bënë thirrje të respektohet Gjykata Kushtetuese nga të gjitha palët: Vendimet e saj të zbatohen

Të ngjajshme

Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan,...

Rreth 90 zjarre të raportuara të shtunën, sot vetëm dy vatra aktive

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Kur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë...

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit...

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar...

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shkruar në lidhje me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën për interpretim kushtetues lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Kjo ambasadë përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese të respektohet dhe të promovohet nga të gjitha palët, shkruan lajmi.net.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, ka shkruar ambasada e Britanisë së Madhe në Facebook

Në një konferencë për media më 5 gusht, Osmani deklaroi se arsyeja e tërheqjes ishte emërimi i gjyqtarit serb Radomir Llaban si raportues në këtë çështje.

Sipas presidentes, institucionet e sigurisë e kishin cilësuar Llabanin si person të rrezikshëm për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare në raportet e viteve 2018, 2021 dhe 2024. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i ambasadës:

- Advertisement -

Të Fundit