back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMe këngë patriotike, me bluza me mbishkrimin UÇK – qytetarët nisen drejt...

Me këngë patriotike, me bluza me mbishkrimin UÇK – qytetarët nisen drejt Prishtinës për padrejtësitë e Speciales në Hagë

Të ngjajshme

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit...

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar...

Vidhet një veturë në Podujevë

Një veturë e tipit “VW Passat” me targa vendore...

Lëndohet polici gjatë shuarjes së një zjarri në Kamenicë

Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të...

Qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë filluar udhëtimin drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar masive kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tashmë disa autobusë janë nisur drejt kryeqytetit, të mbushur me qytetarë që mbajnë pankarta dhe flamuj me mbishkrimin “UÇK”, ndërsa gjatë rrugës po dëgjohen këngë patriotike, raporton lajmi.net

Protesta, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pritet të fillojë në orën 17:00 në Prishtinë.

Ajo vjen pas reagimeve të shumta ndaj proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Pjesëmarrësit e protestës kërkojnë drejtësi dhe transparencë në procesin gjyqësor.

Organizatorët kanë kërkuar që protesta të jetë paqësore dhe dinjitoze, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive./Lajmi.net/

VIDEO

- Advertisement -

Të Fundit