back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKush është vajza misterioze krah Jozit?

Kush është vajza misterioze krah Jozit?

Të ngjajshme

E sulmuan, ia morën paratë dhe ikën- policia po heton rastin në Gjilan

Dy persona e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër,...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka...

Tre persona sulmojnë fizikisht një tjetër, njëri dërgohet në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar...

Nga Barcelona në Arabi, Martinez zyrtarizohet te Al-Nassr

Inigo Martinez bëri lëvizjen më befasuese të afatit kalimtar...

Pasi konfirmoi në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që nuk është pjesë e ekranit, Jozefin Marku duket se nuk ka mundur ta mbajë më gjatë të fshehtë jetën e tij private.

Së fundmi, ai ka ndarë në Instagram një fotografi nga një ndeshje padeli, ku shfaqet përkrah një vajze – pa zbuluar fytyrën e saj.

Por ndjekësit dhe burimet tona nuk e kanë pasur të vështirë ta identifikojnë: bëhet fjalë për të njëjtën vajzë që Jozi u pa duke e përqafuar gjatë një koncerti disa ditë më parë – Xhoana Toshi.

Emri i saj është përmendur më herët në rrjet si e lidhur me artistin, por duket se tashmë gjithçka po bëhet më e qartë. Në imazhin ku ata ndajnë raketat dhe topat e padelit, Jozi shkroi: “We ♥ Padel” – një postim që mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe që tani duket se merr një tjetër domethënie.

Megjithëse ende nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë për natyrën e raportit të tyre, sinjalet janë të qarta: mes të dyve ka më shumë sesa një miqësi të zakonshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit