back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi, nga sot edhe eksportet...

Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi, nga sot edhe eksportet e Kosovës përballen me tarifën amerikane

Të ngjajshme

Mungesë barnash esenciale, por edhe transparence

Mungesa e barnave esenciale në institucionet publike përbën një...

Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox – 10 gusht 2025

E diela e 10 gushtit sjell energji të ndryshme...

U tha se u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

Pas raportimeve se këngëtari Shpat Kasapi, është rrahur nga...

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi të mërkurën pas mesnatës.

Pak pas mesnatës, përmes platformës së tij Truth Social, Trump shkroi: “Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”.

Shtëpia e Bardhë tha se mallrat nga më shumë se 60 vende dhe nga Bashkimi Evropian do të përballen me tarifa prej 10 për qind ose më të larta.

Rrjedhimisht edhe produktet nga Kosova që mësyjnë tregun amerikan, nga sot do të përballen me tarifë prej 10 për qind, ku vendi ishte paralajmëruar se do të ishte pjesë e kësaj liste.

- Advertisement -

Të Fundit