back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHasani: Protesta është nder që gjykon padrejtësinë e krerëve të UÇK-së

Hasani: Protesta është nder që gjykon padrejtësinë e krerëve të UÇK-së

Të ngjajshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme, në ora 17:00, në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, foli për protestën gjatë emisionit “Edicioni Special” në Klan Kosova, ku theksoi se qëllimi i saj është ngritja e zërit kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që mbahen në Hagë.

“Protesta e nesërme ka thirrjen që të gjykohet padrejtësia, sepse padrejtësisht për pesë vite mbahen në Hagë ish-krerët e UÇK-së. Të gjykosh padrejtësinë është nder, është krenari dhe ndjenjë për çdo shqiptar që ka gjak të shqiptarëve, për familjet e dëshmorëve, për invalidët dhe veteranët e luftës, por edhe për çdo shqiptar kudo që ndodhet, sepse me luftën e UÇK-së Kosova e ka shpallur pavarësinë”, u shpreh Hasani.

Protesta pritet të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen për pjesëmarrje.

- Advertisement -

Të Fundit