back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIsmaili: Bllokada në sheshin Xhorxh Bush, simbol i qeverisjes pa plan e...

Ismaili: Bllokada në sheshin Xhorxh Bush, simbol i qeverisjes pa plan e pa ide në Prishtinë

Të ngjajshme

Edhe Përparim Rama merr pjesë në protestë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po merr...

Gucati: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën...

Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin ‘i bashkon’ protesta kundër Gjykatës Speciale

Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci janë parë sot pranë...

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, ka kritikuar bllokimin e Sheshit Xhorxh Bush, duke e cilësuar atë si simbol të qeverisjes pa ide dhe plan.

Ai ka vizituar disa biznese që operojnë pranë sheshit, të cilët kanë shprehur shqetësimin për uljen e punës dhe kaosin e shkaktuar nga bllokada.

Ismajli theksoi mungesën e komunikimit dhe transparencës nga qeverisja aktuale dhe ka premtuar se “koha e eksperimenteve” ka përfunduar.

Postimi i plotë:

“Bllokada në sheshin Xhorxh Bush, simbol i qeverisjes pa plan e pa ide në Prishtinë! 🚧🚫😵‍💫 Sot i vizitova disa prej bizneseve që operojnë rreth Sheshit Xhorxh Bush, të cilët janë dëmtuar tejmase nga bllokimi që i është bërë zemrës së qytetit. Ata ankohen për ulje të punës si rrjedhojë e bllokadës, kaosit e shëmtisë në shesh, dhe për një mungesë të theksuar të komunikimit dhe transparencës nga qeverisja aktuale. Koha e eksperimenteve dhe e improvizimeve të tilla me kryeqytetin po përfundon. Koha për Prishtinën po vjen!”.
- Advertisement -

Të Fundit