Arsenali zhvilloi një ndeshjë parasezonale ndaj Villarrealit në “Emirates Stadium”.
Ishte skuadra spanjolle, ajo e cila mposhti “Topçinjtë”, me rezultatin e ngushtë 2-3.
Kjo ndeshje ishte edhe ndeshja e parë e sulmuesit suedez, Viktor Gyokeres në Emirates, i cili nuk arriti të tregonte kualitetin e tij.
Golat u shënuan nga Norgaard dhe Odegaard për Arsenalin, ndërsa për mysafirët shënoi Pepe, Etta Eyong dhe Danjuma.
Arsenali kujtojmë se sezonin në Premierligë do ta nis në udhëtim ndaj Manchester Unitedit, më 17 gusht./IndeksOnline/