Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin e rasteve të bizneseve që kanë zaptuar trotuarin.
Së fundmi kreu i qeverisë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin, ndërsa nuk bëhet me dije vendndodhja e tij.
“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”, shkruan kryeministri në Facebook.
Kujtojmë se prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet në trotuare.