back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNë burg administratori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”, 4 zyrtarë në kërkim

Në burg administratori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”, 4 zyrtarë në kërkim

Të ngjajshme

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për administratorin e “Bankers”, Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo.

Një nga të dyshuarat është liruar në “detyrim paraqitje” për shkak të përkujdesjes ndaj fëmijës, ndërsa për tre persona u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit.

Katër zyrtarë kinezë janë shpallur në kërkim.

Prokuroria e Fierit i akuzon për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosveprim të organeve tatimore. Sipas saj, kompania ka deklaruar humbje fiktive prej 11.6 miliardë lekësh, duke shmangur pagesat e tatimeve për më shumë se 500 miliardë lekë të ardhura nga nafta në 20 vite.

- Advertisement -

Të Fundit