Trafikanti i drogës, Agim Rexhepi, do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj, pasi Gjykata vendosi që kjo masë t’i vazhdohet.
Nën dyshimet për krim të organizuar, lidhur me shitblerje dhe shpërndarje të drogës, e po ashtu i hetuar edhe për shpëlarje të parave, Rexhepi do të jetë prapa grilave deri më 17 shtator
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. R., gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. R. iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, deri me datë 17.09.2025”– thuhet në përgjigjen e Mirlinda Gashit.
Kujtojmë se Rexhepi fillimisht përfundoi në prangat e Antidrogës në një aksion të madh mbrëmjen e 4 majit, por u lirua pasi ofroi një shumë të madhe dorëzanie.